Ndërlidhjet

SHBA përkrah KFOR-in dhe praninë e trupave të saj në Kampin Bondsteel


Flamuri amerikan.
Flamuri amerikan.

Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka dhënë mbështetje pranisë së trupave të KFOR-it dhe trupave amerikane në kampin Bondteel në Kosovë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Sqarimi amerikan pasoi deklaratat e së enjtes të disa politikanëve dhe mediave në Kosovë se Përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, gjatë vizitës që i bën Prishtinës, kishin kërcënuar me largimin e ushtarëve amerikanë nga Kosova, nëse Qeveria e Kosovës nuk e suspendon taksën doganore prej 100 për qind të vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Qeveria e Kosovës ka vënë këtë masë në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG