Ndërlidhjet

Thaçi thotë se tani është “shansi më i mirë” për marrëveshje me Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova dhe Serbia tani kanë shansin më të mirë, për të arritur një marrëveshje përfundimtare, e cila sipas tij, do të krijonte më shumë stabilitet dhe paqe në rajon.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar disa thekse të një interviste që ka dhënë për një media të Austrisë, ku tha se ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të nënkuptonte se nuk do të ketë kufi monoetnik dhe të dyja shtetet do të jenë shumetnike”.

“Shansi për të arritur një marrëveshje të tillë asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, sepse kemi mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Risia është që edhe Rusia do të jetë në gjendje të pranojë marrëveshjen, nëse të dyja palët pajtohen. Prandaj, është me rëndësi që të shfrytëzohet ky momentum për të arritur një marrëveshje të balancuar, e cila merr parasysh interesat e dy vendeve. Në të kaluarën nuk ka pasur një gatishmëri të tillë. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë këtë shans, atëherë qytetarët tanë do të na mallkojnë në dekadat e ardhshme”, shkruan Thaçi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, do t’u hapte perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG