Ndërlidhjet

Kirurgët e QKUK-së po e vazhdojnë grevën


Ilustrim
Ilustrim

Ndonëse greva e profesionistëve shëndetësorë e cila ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, është ndërprerë ditën e enjte, kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë me grevë.

Nga zyra për informim e Qendrës Klinike Universitare , përmes postës elektronike, kanë thënë se disa kirurgë po vazhdojnë të mos ofrojnë shërbime shëndetësore për pacientët.

‘’Janë disa kirurgë të profileve të ndryshme që jashtë organizimit sindikal thirren në organizim të grevës.Rastet emergjente janë trajtuar dhe po vazhdojnë të trajtohen’’ thuhet në njoftim.

Ndërkaq Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë ka thënë se nuk mbajnë përgjegjësi ‘’për çdo manifestim (grevë, protestë) e organizuar jashtë vendimeve të Këshillit Drejtues të FSSHK-së".

"Federata distancohet përfundimisht nga grupet që organizojnë greva apo bojkote të punës sepse jemi te vetëdijshëm që popullata ka nevojë për shërbime, ndërsa për realizimin e qëllimeve tona ne do të ndjekim rrugën e dialogut social deri kur strukturat relevante vendimmarrëse nuk e cenojnë interesin e mantel-bardhëve’’ ka thënë Syla.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG