Ndërlidhjet

Lajme

May paralajmëron “paqartësi” për vendin nëse nuk mbështetet Brexiti

Kryeministrja britanike, Theresa May
Kryeministrja britanike, Theresa May

Britania mund të jetë “në ujëra të paeksploruar” nëse ligjvënësit refuzojnë marrëveshjen e Brexitit, ka paralajmëruar kryeministrja britanike, Theresa May, e cila e ka negociuar këtë marrëveshje.

Në një intervistë për gazetën Mail, May ka thënë se refuzimi i propozimeve të saj do të nënkuptonte “paqartësi” të mëdha për shtetin.

Ajo ka paralajmëruar anëtarët e Parlamentit se veprimet e tyre mund të çojnë në zgjedhje dhe se ka “një rrezik të vërtetë” që të mos ketë Brexit fare, apo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Zyra e May më herët ka hedhur poshtë raportimet e mediave, se kryeministrja do ta shtyjë votimin në Parlament, që është paraparë të mbahet më 11 dhjetor, ku do të votohet për Brexitin.

Muajin e kaluar, Qeveria e kryeministres May ka arritur marrëveshje me Brukselin rreth Brexitit, ku janë pajtuar për kushtet në bazë të të cilave, Britania do të largohet nga BE-ja në muajin mars. Megjithatë, kjo marrëveshje duhet të miratohet edhe në Parlament.

XS
SM
MD
LG