Ndërlidhjet

Sëmundja misterioze prek edhe një diplomat kanadez


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një diplomat tjetër kanadez në Havanë është diagnostifikuar me sëmundjen misterioze të trurit e cila që nga viti 2016 filloi të paraqitet te zyrtarët amerikanë dhe kanadez të vendosur në Kubë.

Ky rast e ngrit në 13 numrin e diplomatëve dhe familjarëve të tyre të prekur nga kjo sëmundje, informon AFP.

Ndërkohë ka filluar një rishikim i pranisë diplomatike të Kanadasë në Kubë, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë kanadeze në kushte anonimiteti.

“Rezultatet e testeve mjekësore tregojnë se punonjësi është prekur nga simptoma të pazakonshme shëndetësore”, deklaroi ky zyrtar duke shtuar se simptomat janë të njëjta me ato që kanë përjetuar më parë stafi diplomatik në Kubë.

Autoritetet amerikane dhe kanadeze kishin dyshuar fillimisht për një sulm me një lloj arme akustike, që çoi në tensione ndërmjet Uashingtonit dhe Havanës.

Por nga kryeqyteti kanadez, më vonë u tha se kjo është “e pamundur”.

Mjekët dhe zyrtarë amerikanë kanë thënë se bëhet fjalë për një “lloj të ri të dëmtimit të mundshëm të trurit”.

Konkludimi u bë nga ekspertë të shëndetit në Universitetin e Pensilvanisë, pasi trajtuan 21 diplomatë amerikanë, që kishin simptoma të njëjta të sëmundjes.

Në prill të 2018, familjet e diplomatëve kanadezë të vendosur në Havanë u urdhëruan të kthehen në shtëpi si një masë mbrojtëse.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë: marramendje, lodhje, dhimbje koke, komplikime në dëgjim, humbje e ekuilibrit dhe paaftësi në përqëndrim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG