Ndërlidhjet

Bosnja: Taksa e Kosovës në kundërshtim me parimet e tregtisë së lirë


Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak.
Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak.

Ministri i Jashtëm i Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak, tha të mërkurën se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t'iu vënë taksë importeve nga Bosnja është në kundërshtim të plotë me parimet e tregtisë së lirë në rajon, si dhe me parimet e përgjithshme të marrëdhënieve rajonale.

"Ndaj këtij vendimi të autoriteteve në Prishtinë, Bosnja do të reagojë në kuadër të CEFTA-s - Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore. Unë po ashtu do të kërkoj që ky vendim i Prishtinës të futet në rend dite në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 dhe 30 nëntor në Mal të Zi", tha Crnadak, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

Ndaj saj reagoi të mërkurën edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se masa është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.

"Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina", tha Daçiq për gazetarët në Beograd.

Lexoni edhe këtë: A e shkeli Kosova CEFTA-n me taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG