Ndërlidhjet

Nëse mandati i FSK-së zgjerohet, NATO "rishqyrton nivelin e angazhimit në Kosovë"


Forca e Sigurisë së Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës

NATO tha se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.

"Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm", tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për miratim në Kuvend, përmes të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë kompetenca të njëjta si një ushtri e rregullt.

Ligjet janë proceduar pasi deputetët serbë kanë thënë se nuk do ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.

~Sa është e vështirë për Kosovën ta krijojë ushtrinë pa ndryshime kushtetuese?

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG