Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar të martën me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së, kanë kërkuar nga ai, që i tërë procesi i listës së veteranëve të kthehet në pikën zero.
“Përfaqësuesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta” ka thënë Thaçi në Facebook.