Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB


Nikki Haley.
Nikki Haley.

Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Largimi i ish-guvernatores së Karolinës Jugore ka qenë befasues për zyrtarët e administratës së Trumpit, është thënë në disa raporte.

Trump u ka thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se Haley do të largohet nga detyra në fund të vitit, pasi ka bërë një “punë të mrekullueshme”.

Trump e ka ftuar ish-ambasadoren që të kthehet sërish në detyrë në ndonjë post që do ta zgjedhte ajo.

Përveç tjerash, presidenti amerikan ka thënë se Halay e ka njoftuar muaj më parë se dëshiron të largohet nga pozita.

Haley në anën tjetër ka thënë se pavarësisht supozimeve, ajo nuk planifikon të garojë në fushatën presidenciale të vitit 2020 në SHBA dhe se do të vazhdojë të përkrahë presidentin Trump.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG