Ndërlidhjet

Vuçiq: Nuk dua të më thonë se është mirë ta njoh Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është gjithmonë për vazhdimin e dialogut me Kosovën, porse është e nevojshme të dihet se cila është tema e tij.

"Unë të shkoj atje dhe të më thonë se do të ishte mirë ta njoh Kosovën dhe se do të isha udhëheqës botëror nëse e bëj një gjë të tillë - nuk dua. Nuk më intereson. Nuk dua të jem udhëheqës botëror. Çka tani? Do të më zëvendësoni si disa? Unë prej këtij vendi nuk ik. As unë, as fëmijët e mi, tre i kam", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se nuk mendon se është zgjidhje që Serbia të mos fitojë asgjë në dialog dhe të poshtërohet.

"Unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë. Pikë", tha Vuçiq.

Prishtina dhe Beogradi, qysh në vitin 2011, po bisedojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Së voni, përfaqësuesit e dy vendeve kanë shpalosur idenë e ndryshimit të kuijve si zgjidhje e mundshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë mund të sjellë njohjen nga Serbia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG