Ndërlidhjet

Presidenti i Austrisë e cilëson “historik” takimin Thaçi-Vuçiq në Alpbach


Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Foto nga arkivi
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Foto nga arkivi

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, nikoqir i Forumit Evropian në Alpbach, tha se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen.

Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve.

Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG