Ndërlidhjet

Bolton: Ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale


Bolton: Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:34 0:00

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë mendon për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë ai ka thënë:

“Çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për ne. Prej kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur shumë tensione dhe rreziqe. Mirëpo ka pasur edhe zhvillim”, ka thënë ai duke iu referuar kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Mosmarrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë. Këto përpjekje kanë dështuar”, është shprehur ai.

“Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja Qeveritë mund të kenë vullent për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”.

“Nuk do të jemi pengesë, dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”.

“Ne jemi gati të ndihmojmë nga distanca apo nga afër. Ne nuk mendojnë se do ta zgjidhim atë (problemin) për ata. Ne mendojmë se ata duhet ta zgjidhin atë vetë”.

Hooper: Marrëveshja me Serbinë, nënkupton marrëdhënie të re me SHBA-të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Shtetësia në ‘rrezik’

Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është deklaruar pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Idetë nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kyçë të Kosovës.

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG