Ndërlidhjet

BE po përcjell nga afër zhvillimet rreth rastit Blakaj


Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër rastin e prokurorit Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje, duke e arsyetuar atë me presionet ndaj tij.

"Pavarësia dhe autonomia e gjyqësorit, duke përfshirë edhe Prokurorinë, është e rëndësisë të veçantë në këtë rast dhe duhet të mbrohet", thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

BE i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo sulm ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, duke përfshirë edhe shpifjet ndaj prokurorëve ose gjyqtarëve të caktuar.

"Deklaratat e disa politikanëve dhe prokurorëve në Kosovë minojnë principet kryesore të rendit dhe ligjit. Po ashtu, dërgojnë sinjale dekurajuese te të gjithë zyrtarët e gjyqësorit që janë duke u marrë me raste të ndjeshme dhe të rëndësishme", theksohet në deklaratë.

BE përsërit se hetimet e mbetura pezull duhet të vazhdohen me profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe pa asnjë ndikim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG