Ndërlidhjet

Vuçiq e kundërshton Pacollin: Nuk dhurojmë armë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

"Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç'kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet në Prishtinë, ditëve të fundit, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për krijimin e një "armëpushimi politik" me Serbinë.

Pacolli, ndërkaq, tha se Serbia po lobon ashpër kundër Kosovës dhe se të dhënat e ministrisë së tij tregojnë se ajo dhuron dhe shet armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG