Ndërlidhjet

Partitë politike nuk pajtohen rreth dialogut


Pamje nga një tryezë e organizuar kohë më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Pamje nga një tryezë e organizuar kohë më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje rreth përfaqësimit të Kosovës në dialogun më Serbinë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një tryezë të organizuar nga “Grupi Ballkanit Për Politika”, në të cilën ishin ftuar liderët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, si atyre në pushtet ashtu edhe në opozitë, vazhduan mospajtimet dhe kundërshtimet lidhur me formën e përfaqësimit dhe qasjen ndaj dialogut. Po ashtu, opzita vazhdon ta kundërshtojë rolin udhëheqes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fazën finale të dialogut.

Shpend Ahmeti, nga Partia Socialdemokrate tha se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë rolin drejtues dhe të mbikëqyrë procesin e dialogut politik, mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se shpreson që në një të ardhme të afërt do të ketë një pajtim të plotë në mes të partnerëve të koalicionit dhe partive në opozitë.

Ai tha se përtej dallimeve strukturore që kanë rreth dialogut duhet pëqëndruar tek epilogu i dialogut.

"Epilogu do të jetë marrëveshja obligative ligjiore e cila ka një emër dhe ai emër është njohja e ndërsjellë”, u shpreh Hoxhaj.

Në tryezë nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve qendrore.

Ndërkaq, u bojkotua nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tryeza të ngjajshme janë organizuar edhe më parë edhe nga vetë partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG