Ndërlidhjet

Thaçi: Do të punojmë për kompromis me Serbinë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfaqi shpresën se në të ardhmen e afërt do të nisë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se do të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për pajtim mdis dy vendeve.

"Bashkimi Evropian kërkon nga të gjithë ne që t'i mbyllim të gjitha çështjet e hapura dhe mendoj se marrëveshja për normalizim është kruciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, por edhe për rajonin", tha Thaçi.

Ai bëri këto komente për gazetarët në Budvë të Malit të Zi, ku me ftesë të Këshillit Atlantik dhe Qeverisë malazeze mori pjesë në Forumin e Sigurisë "To be secure".

"Për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë, do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke (midis Kosovës dhe Serbisë)", shtoi Thaçi.

Ai po ashtu tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë "raporte strategjike të shkëlqyera, të interesit të përbashkët, pa asnjë çështje të hapur".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG