Ndërlidhjet

Haradinaj: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se me presidentin Meta kanë biseduar për proceset aktuale, në të cilat po kalojnë të dyja vendet.

"Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave të Shqipërisë për BE janë hapa të mëdhenj për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi", tha Haradinaj.

"Në këto dy çështje, por edhe për procese të tjera, bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet”, shtoi ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG