Ndërlidhjet

Rohani: Irani do t'i rezistojë presionit amerikan për të ulur ndikimin


Presidenti iranian, Hassan Rohani.
Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara do të pendohen nëse largohen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe se Teherani do t’i rezistojë presionit amerikan për të kufizuar ndikimin e tij në Lindje të Mesme, raporton Reuters.

“Nëse ata duan të sigurohen se nuk po krijojmë armë bërthamore, ne e kemi thënë vazhdimisht se ne nuk jemi dhe nuk do të bëjmë një gjë të tillë, mirëpo nëse dëshirojnë të dobësojnë Iranin dhe të kufizojnë ndikimin e tij qoftë në rajon apo botë, Irani do të rezistojë ashpër”, ka thënë Rohani në një fjalim televiziv.

Televizioni shtetëror iranian ka cituar ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif të ketë paralajmëruar se “reagimi i Teheranit pas ndonjë shkelje të marrëveshje bërthamore nuk do jetë i këndshëm për Amerikën”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG