Ndërlidhjet

Lavrov: Britania "përfiton" nga helmimi i Skripalit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov 
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov 

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se nga helmimi i ish-agjentit rus, Sergei Skripal, përfiton Qeveria e Britanisë, duke tërhequr vëmendjen nga problemet rreth Brexit-it.

Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në Sallsbëri të Anglisë më 4 mars.

Autoritetet britanike kanë fajësuar Rusinë për sulmin me agjent nervor kundër Skripalit, por Moska i ka hedhur poshtë akuzat. Rasti ka bërë që Rusia dhe Perëndimi të dëbojnë disa diplomatë të njëri-tjetrit.

“Kjo mund të jetë në interes të Qeverisë britanike, e cila e gjen veten në situatë të papërshtatshme, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë premtimet për Brexit-in”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.

Ai po ashtu tha se helmimi i Skripalit dhe i vajzës së tij “mund të jetë në interes të forcave speciale britanike”, të cilat, sipas tij, “janë të njohura për aftësitë e tyre për të vepruar me licencën për të vrarë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG