Ndërlidhjet

Britani: Ish-spiuni rus në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj një “substance të panjohur”


Sergei Skripal
Sergei Skripal

Mediat në Britani raportojnë se personi, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është ekspozuar ndaj një substance ende të panjohur, është ish-spiuni rus, Sergei Skripal.

Më 2006, Sripal ishte dënuar në Rusi, pasi i kishte dhënë Britanisë sekrete shtetërore të Rusisë. Ai ishte dënuar me 13 vjet burg.

Koloneli i inteligjencës ruse, Sripal 66-vjeç, ishte vendosur në Britani pas “shkëmbimit të spiunëve” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më 2010.

Policia në Britani është duke hetuar nëse ka ndodhur ndonjë krim, pasi një burrë dhe një grua ishin sëmurë, teksa kishin qenë në një qendër tregtare në Sailsbury më 4 mars, ka raportuar BBC.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG