Ndërlidhjet

Serbia zhvendos dhjetëra migrantë në qendrat e dedikuara për ta


Kamp në Obrenovac, Serbi
Kamp në Obrenovac, Serbi

Zyrtarët serbë të sigurisë thanë se kanë kapur dhjetëra "migrantë të paligjshëm", përfshirë të mitur të pashoqëruar, në rrugët e Beogradit dhe se i kanë vendosur ata në qendrat e migrimit.

“Migrantëve u janë siguruar kushte të përshtatshme dhe mbrojtje, në përputhje me Ligjet e Republikës së Serbisë dhe standardet ndërkombëtare”, tha përmes një deklarate Millenko Nikiq, koordinator i aksionit dhe këshilltar i ministrit të Punës, Zoran Gjorgjeviq.

Në deklaratë thuhet se aksioni është kryer pa asnjë incident.

Mijëra migrantë dhe refugjatë kanë mbetur në Serbi, pas mbylljes së të ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit” për në Bashkimin Evropian në vitin 2015.

Hungaria i ka mbyllur plotësisht kufijtë më 2015 dhe, qysh atëherë, lejon vetëm 10 veta në ditë të hyjnë nga Serbia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG