Ndërlidhjet

Policia turke përdor sprej kundër protestuesve pro-kurdë


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foto nga arkivi
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foto nga arkivi

Policia turke ka përdorur sprej për të shpërndarë protestuesit pro-kurdë në Ankara dhe Stamboll gjatë ditës së sotme.

Të paktën 12 persona janë ndaluar në Stamboll, ka raportuar Rueters.

Protestuesit ishin duke demonstruar kundër operacioneve ushtarake të Truqisë kundër kurdëve të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në provincën Afrin në veri të Sirisë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar më herët mbështetësit e opozitës pro-kurde, që të mos protestojnë pasi forcat e sigurisë do të intervenonin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG