Ndërlidhjet

Ivanoviq varroset sot në Beograd


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Lideri i Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver Ivanoviq, do të varroset sot në Beograd.

Ivanoviq është vrarë të martën para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut.

Funerali do të nisë në orën 12:30 në Kishën Ortodokse Serbe në kompleksin e varrezave "Novo Groblje" të Beogradit.

Vëllai i Ivanoviqit, Mirosllav Ivanoviq, ka thënë se familja ka pranuar propozimin e Qeverisë së Serbisë që i ndjeri të varroset atje, ashtu si edhe disa nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë serbe.

Vrasja e Ivanoviqit ka rritur tensionet dhe ka bërë që bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të pezullohen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sugjeruar se vrasja është rezultat i ndërhyrjes nga jashtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG