Ndërlidhjet

Në OKB optimizëm për zgjidhjen e kontestit midis Maqedonisë dhe Greqisë


Matthew Nimetz (foto arkivi)
Matthew Nimetz (foto arkivi)

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, tha se është optimist se zgjidhja e kontestit 27-vjeçar të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është e arritshme.

“Kam shumë shpresë se ky proces po lëviz në drejtim pozitiv”, tha Nimetz në Nju Jork, pas takimit me diplomatët e të dyja vendeve.

Gjatë bisedimeve, Nimetz i ka prezantuar ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Vasko Naumovski, dhe negociatorit grek, Adamantios Vassilakis, një propozim për kompromis, i cili tani do të diskutohet nga Shkupi dhe Athina.

Nimetz nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban propozimi.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Kontesti daton qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë dhe ai i ka komplikuar përpjekjet e këtij vendi për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në Kombet e Bashkuara, Maqedonia njihet formalisht si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG