Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për shpronësim me banorët e fshatit Hade dhe Shipitullë


Fshati Hade
Fshati Hade

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se banorët e fundit të fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë nënshkruar kontratat për shpronësim të tokave me Korporatën Energjetike të Kosovës.

Qeverisë së Kosovës ka njoftuar 'se ka nisur puna në këto zona ku do të bëhen mihje në kërkim të rezervave të thëngjillit dhe do të mundësohet prodhim i shtuar në termocentralet e Kosovës'.

“E ripërsërisim edhe njëherë qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Periudhës emergjente dhe humbjeve po i vjen fundi”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arbër Vllahiu.

Çështja e shpronësimi të këtyre tokave ishte aktualizuar kohëve të fundit, pas paralajmërimeve se Kosova do të përballet me krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë, Korporta Energjetike e Kosvës ka njoftuar se pas finalizimit të marrëveshjes për zhvendosje të banorëve të lagjes eshte duke ndermarr hapa qe të rikthen në funksion të gjitha kapacitetet e saj prodhuese.

“Me datën 28.12.2017 do të rikthehet në prodhim edhe një bllok tjetër i Termocentralit “Kosova B”. Ky bllok do të prodhojë 260 megavat dhe do të arrijë prodhimi vendor në 650 megavat dhe do të ulë në minimum nevojën për importin”.

“Shumë shpejt Korporata do të kthej në prodhim edhe bllokun tjetër të "Kosovës A" i cili ka kapacitete prodhuese prej 130 megavat dhe kështu të arrijë në maksimum prodhimi vendor prej 780 megavat energji elektrike”, thuhet në një komunikatë për media të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG