Ndërlidhjet

Kina nuk dëshiron luftë në Gadishullin Korean


Presidenti kinez, Xi Jinping, foto nga arkivi
Presidenti kinez, Xi Jinping, foto nga arkivi

Nuk duhet të lejohet fillimi i ndonjë lufte eventuale në Gadishullin Korean dhe çështja duhet të zgjidhet përmes bisedimeve, ka thënë presidenti kinez, Xi Jinping, derisa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për rrezikun e një hyrje të “përgjumur” në konflikt.

Xi i ka bërë këto komente gjatë një vizite me presidentin jugkorean, Moon Jae-in vetëm disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka përmendur mundësinë e bisedimeve direkte me Korenë Veriore pa kushte paraprake.

Mirëpo Shtëpia e Bardhë ka thënë të mërkuren se nuk mund të mbahen diskutime, derisa Koreja Veriore të ketë një qasje të tillë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se oferta e Tillersonit për bisedime ka qenë “një shenjë shumë e mirë”, derisa ka përmendur se ndonjë goditje e SHBA-së në Korenë Jugore do të kishte pasoja katastrofale.

Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale më 29 nëntor, e cila është thënë se ka kapacitet të arrijë në çdo pjesë të tokës amerikane.

Ndonëse Koreja Jugore dhe Kina kanë qëllim të përbashkët që ta bindin Korenë Veriore për ndaljen e testimeve të tilla dhe programit bërthamor, asnjëra nga vendet nuk ka ndonjë plan se si të arrihet një gjë e tillë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG