Ndërlidhjet

Vizitë e rrallë e zyrtarit të OKB-së në Korenë e Veriut


Jeffrey Feltman
Jeffrey Feltman

Shefi i çështjeve politike të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, nis sot një vizitë të rrallë katërditëshe në Phenjan.

Udhëtimi është i pari i një zyrtari të lartë të OKB-së në Korenë e Veriut në gjashtë vjet.

Koreja e Veriut i ka bërë ftesën OKB-së në shtator që të dërgojë përfaqësues për, siç është thënë, “dialog politik”.

Vizita vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, e cila, sipas saj, mund të godasë kudo në Shtetet e Bashkuara.

Feltman, ish-diplomat amerikan, do të qëndrojë në Phenjan deri të premten.

Vizita e tij po ashtu vjen në kohën kur Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po bëjnë stërvitje ushtarake – më të mëdhatë midis dy vendeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG