Ndërlidhjet

Rriten tensionet Ukrainë – Serbi për shkak të mercenarëve


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi
Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Ukrainës në pjesën lindore të këtij vendi

Serbia e ka ftuar ambasadorin e saj në Kiev për konsultime, pasi Ukraina i ka shprehur shqetësimet për “mercenarët” serbë, që luftojnë në anën e kryengritësve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, që është e përfshirë nga konflikti.

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u tha dje reporterëve se ka pasur “disa shqetësime” në lidhjet me Ukrainën dhe për këtë arsye ai kishte biseduar në Beograd me ambasadorin e Serbisë, raporton agjencia AFP.

Kjo thirrje e ambasadorit u bë pasi të mërkurën Ukraina e ftoi ambasadorin e vet në Beograd për bisedime në Kiev.

Konsultimet në Kiev ishin të fokusuara në “problemin e mercenarëve serbë që luftojnë si pjesë e trupave terroriste ruse”, në rajonin lindor të përfshirë nga lufta, thuhej në deklaratën në gjuhën angleze të Ministrisë së jashtme të Ukrainës, më herët këtë javë.

Në këtë deklaratë, pala e Ukrainës u referohet “obligimeve të Serbisë brenda instrumenteve ndërkombëtare legale kundër terrorizmit”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG