Ndërlidhjet

Bosnjë: I dyshuari për lidhje me IS ekstradohet në SHBA


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Zyra e prokurorisë në Bosnjë dhe Hercegovinë thotë se një person i dyshuar për lidhje terroriste është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e prokurorisë tha në një deklaratë më 31 tetor, se ky ishte një "operacion kompleks" për të gjetur të dyshuarin dhe për ta kapur atë para se të dorëzohet tek autoritetet e SHBA-së.

Deklarata nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Gazeta boshnjake, Oslobodjenje raportoi se emri i të dyshuarit ishte Mirsad Kandiç, i lindur në Kosovë, një mbështetës i grupit ekstremist, Shtetit Islamik.

Gazeta online e lajmeve Zurnal, gjithashtu raportoi se Kandiç ishte i dyshuari dhe tha se ai ishte arrestuar në Sarajevë tre muaj më parë dhe është mbajtur nga autoritetetet deri në ekstradimin e tij.

Thuhet se Kandiç ka kaluar disa kohë në Raqqa, që njihet si bastion i grupit ekstremistm IS, dhe ka ndihmuar adoleshentin australian, Jake Bilardi, i njohur si Xhihadi Jake, të shkonte në territorin e IS, në vitin 2014-të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG