Ndërlidhjet

Çeki: Partia populliste e Babisit ka shënuar fitore bindëse në zgjedhje


Andrej Babis duke votuar në një vendvotim në Pragë
Andrej Babis duke votuar në një vendvotim në Pragë

Lëvizja e qendrës ANO, e politikanit popullist, Andrej Babis, ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Çekisë, duke e hapur rrugën që miliarderi Babis të bëhet kryeministër i ardhshëm i këtij vendi.

Rezultatet e publikuara mbrëmë, të votimeve të mbajtura të premten dhe të shtunën, tregojnë se lëvizja ANO i ka fituar 29.6% të votave, që i mundëson t’i ketë 78 vende deputetësh në parlamentin prej 200 vendeve.

Zoti Babis, 63 vjeçar, është personi i dytë më i pasur në Çeki dhe është pronar i disa mediave, përfshirë dy gazeta të përditshme dhe një radio stacion.

Ai ka zhvilluar fushatë të bazuar në euroskepticizëm dhe kundër establishmentit. Megjithatë, ai tha se nuk do të përpiet ta tërheq Çekinë nga Bashkimi Evropian, por ka thënë se nuk është në favor të përdorimit të monedhës euro në këtë vend.

Babis, po ashtu, ishte i ndërlidhur me disa skandale, përfshirë akuzat nga policia për mashtrim me fondet e Bashkimit Evropian.

Partia opozitare e demokratëve qytetarë (ODS) është e dyta me 11.3% ose 25 vende deputetësh, ndërsa Partia Pirate për të parën herë i ka fituar 22 ulëse.

Partia Socialdemokrate ÇSSD, e cila deri tash e udhëhiqte koalicionin qeveritar, është plasuar e 6-ta me vetëm 7.27% të votave, ndërsa komunistët në vendin e 7-të me 5.80% të votave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG