Ndërlidhjet

Ndotja shkakton nëntë milionë vdekje në vit


Indi (Foto ilustruese)
Indi (Foto ilustruese)

Një studim i madh, i publikuar nga revista mjekësore britanike "The Lancet", tregon se ndotja vret së paku nëntë milionë njerëz në vit dhe kushton afro pesë trilionë dollarë.

Sipas studimit, një në gjashtë vdekje të parakohshme në vitin 2015 ka mundur t’i atribuohet ekspozimit ndaj toksinave në ajër, ujë dhe tokë.

Studimi po ashtu thotë se numri i vdekjeve që shkakton ndotja është tre herë më i lartë se numri i atyre që vdesin nga SIDA, tuberkulozi apo malaria.

Studimi i publikuar në "The Lancet" është i pari i këtij lloji që përmbledh të dhëna për sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara nga ndotja në ajër, ujë dhe tokë.

India në vitin 2015 ka qenë vendi me numrin më të madh të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja, përkatësisht me 2.5 milionë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG