Ndërlidhjet

Huntsman: “Nuk ka dyshim” se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA


Jon Huntsman, i emëruar i Shtëpisë së Bardhë për ambasador të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Rusi.
Jon Huntsman, i emëruar i Shtëpisë së Bardhë për ambasador të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Rusi.

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për ambasador të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Rusi tha se “nuk ka dyshim” se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Jon Huntsman i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore të konfirmimit para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Huntsman, ish-ambasador në Kinë, pritet të konfirmohet si i dërguar i Uashingtonit në Moskë.

Ekspertët e kanë vëzhguar nga afër dëshminë e tij për të krijuar një ide se si do t’i trajtojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat janë në nivelin më të keq të mundshëm që nga Lufta e Ftohtë.

Dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë hedhur hije mbi administratën e presidentit Donald Trump qysh përpara se të merrte detyrën.

Por, vetë Trump ka hedhur dyshime mbi konstatimet e inteligjencës amerikane rreth ndërhyrjes ruse.

"Nuk ka asnjë dyshim, e nënvizoj asnjë dyshim, se Qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së vitin e kaluar," tha Huntsman.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG