Ndërlidhjet

Rakiq: Qeveria në Kosovë varet nga Lista Serbe


Përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, 9 shtator 2017
Përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, 9 shtator 2017

Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë, ka thënë kryetari I Listës, Goran Rakiq, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS.

“Nuk do të shantazhojmë, nuk do t’ua fusim gishtin në sy shqiptarëve, por do të jemi një gur në këpucë për ta, që t’ia rikujtojmë Prishtinës detyrimet që ka”, ka thënë Rakiq.

Ai ka thënë gjithashtu se mund të garantojë “100 për qind se Asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe do të formohet së shpejti”.

“Ky ka qenë kushti ynë, por njëkohësisht është edhe detyrim ndërkombëtar. Prishtina obligohet me Marrëveshjen e Brukselit, nënshkruese e së cilës është, që sa më parë të mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Rakiq.

Lista Serbe përfaqëson serbët e Kosovës në qeveri dhe Kuvend.

Në kuadër të marrëveshjes për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila mori bekimin e Kuvendit të shtunën më 9 shtator, Listës Serbe i janë ndarë tri ministri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG