Amnesty International ka publikuar sot një raport, sipas të cilit më shumë se 20.000 të mbijetuarve nga abuzimi seksual gjatë luftës së fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, u mohohet drejtësia.
Pas qerek shekulli nga shpërthimi i luftës në ish- Jugosllavi, raporti kritikon duke thënë se “pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të këtyre krimeve dhe pengesat e pajustifikueshme, i ndalojnë gratë të marrin ndihmën që u nevojitet dhe dëmshpërblimin ligjorë që u takon”
“Më shumë se dy dekada pas luftës, dhjetëra mijëra gra në Bosnjë po vazhdojnë jetën e tyre të shkatërruar, me shumë pak ndihma mjekësore, psikologjike dhe financiare” ka thënë Gauri van Gulik, zëvendësdrejtor për Evropë i Amnesty International, në një përmbledhje të gjetjeve të raportit.
Grupi për të drejtat e njeriut të organizatës, kanë thënë se raporti i cili bazohet në hulumtimin dyvjeqarë, zbulon se si mungesat sistematike dhe mungesa e një konsensusi politik, ka lënë anash një gjeneratë të tërë të të mbijetuarve nga dhunimet gjatë konfliktit.
Që kur ka filluar gjyqi i krimeve të luftës në Bosnjë, në vitin 2004, më pak se 1 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave të dhunës seksuale kanë raportuar rastet në gjykatë.
Mes tjerash, në raport thuhet se për të rritur vetëbesimin e të mbijetuarve, Bosnja duhet të forcojë mekanizmat që mbrojnë viktimat dhe të adoptojë programin për viktimat e dhunës seksuale, që përfshinë kompensimin ndaj tyre.