Ndërlidhjet

Putin: Sanksionet e reja kundër Koresë V. janë të padobishme


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë “të padobishme”.

Ai tha se verikoreanët “janë të gatshëm të hanë barë, por jo të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor”.

Koreja e Veriut ka kryer të dielën provën e fundit me bombë bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë të hënën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se do të hartojnë një rezolutë të re, për sanksione më të ashpra kundër Phenjanit.

Putin po ashtu tha se rritja e “histerisë ushtarake” mund të çojë në katastrofë globale.

Ai tha se diplomacia është përgjigjja e vetme.

Kina, aleati kryesor i Koresë Veriore, gjithashtu ka kërkuar kthimin në negociata.

Ndërkohë, ambasadori verikorean në OKB, Han Tae-song, tha se “masa e fundit vetëmbrojtëse” e vendit të tij ka qenë “dhuratë për SHBA-në”.

“SHBA do të marrë dhurata të tjera nga vendi im për aq kohë sa bën provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, tha Han.

Lexoni edhe këtë:

SHBA do të mbrohet me “kapacitete bërthamore” nëse është e nevojshme

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG