Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel pasi ka arritur në Hamburg të Gjermanisë, për të qenë pjesë e samitit G20.
Të dy liderët i zgjatën duart njëri - tjetrit dhe folën shkurt para se të largoheshin për të zhvilluar bisedime me dyer të mbyllura.
Deri më tash këta dy liderë kanë pasur disa momente që janë përceptuara si të pakëndshme, në Uashington dhe gjatë vizitës së parë të Trumpit në Evropë, gjatë muajit maj.
Takimi ka ndodhur pas paralajmërimeve se mijëra protestues do të marshojnë në Hamburg, ndërsa 20,000 policë janë angazhuar për ruajtjen e sigurisë, gjatë mbajtjes së samitit.
Organizatorët e kanë quajtur protestën, “G20: Mirësevini në ferr”.