Ndërlidhjet

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook


Mesazh nga një kompani telefonike në Pakistan, drejtuar konsumatorëve të saj
Mesazh nga një kompani telefonike në Pakistan, drejtuar konsumatorëve të saj

Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një shiit me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi.

Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab.

Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016, në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.

Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.

Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG