Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

13:15 11.6.2017

KFOS: Rreth 1500 mesazhe për parregullsi në procesin zgjedhor

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) deri më tani ka pranuar rreth 1500 mesazhe për parregullsi të ndryshme në procesin zgjedhor.

Fletëvotimet
Fletëvotimet

Visare Aliu, nga ky Fondacion, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se shumica e mesazheve kanë të bëjnë më “menaxhim të dobët në qendrat e votimit dhe probleme me listën e votimit”.

KFOS në bashkëpunim me Institutin Columbus, përmes fushatës “Voto dhe Vëzhgo”, fton qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88.

14:10 11.6.2017

Qytetarët serbë votojnë në Graçanicë

Në Komunën e Graçanicës, qytetarët serbë me të drejtë vote po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka vizituar qendrën e votimit 3401 /E, në shkollën “Mbreti Milutin” në Graçanicë.

Graçanicë
Graçanicë

Një qytetare e Graçanicës voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës
Një qytetare e Graçanicës voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës

Qytetarët serbë të cilët tashmë kanë votuar, thonë se presin që pas zgjedhjeve të ketë më shumë paqe dhe liri të lëvizjes, si dhe punësim për të rinjtë.

Nevena Steviq: “Po, kam votuar. Po pres një jetë më të mirë dhe mbijetesë në vendit tim, punësim për të rinjtë dhe paqe në shtet”.

Zhika Mirkoviq: “Pres që të ketë paqe dhe liri, të lëvizim lirshëm dhe të jemi ashtu siç kemi qenë, e jo që ta kërcënojmë njëri tjetrin se do t’i përzëmë serbët ose që serbët do të sundojnë. Jo kështu, por të jemi ashtu siç kanë qenë minatorët dikur, të gjithë për një dhe një për të gjithë. Nuk kemi pasur problem asnjëherë”.

Slava Filipoviq: “Kemi votuar për njeriun në të cilin kemi besim se duhet ta udhëheqë këtë popull në Kosovë. Presim diçka me të mirë. Deri më tash asnjëherë nuk ka qenë mirë. Por, tash ta shohim se a do të jetë më mirë apo do të jetë më keq”.

Procesi zgjedhor në këtë komunë deri më tash po zhvillohet i qetë.

14:23 11.6.2017

DnV raporton shkelje gjatë procesit të votimit

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka raportuar shkelje të ndryshme të procesit të votimit.

Në një konferencë për media, u tha se parregullsi të vogla janë duke e përcjellë procesin e votimit në gjithë Kosovën.

Zgjedhjet 2017
Zgjedhjet 2017

Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim", tha se po thuajse në shumicën e komunave janë vërejtur parregullsi.

Ai tha se, në komunën e Gjilanit, Suharekës, Skenderajt, e të tjera, është vërejtur parregullsi gjatë votimit në mënyrë grupore, si dhe fotografimi i votës.

"Fotografimi i votës është evidentuar në 131 raste. Publikimi i votës ose rastet kur bëhet publike vota gjatë hedhjes në kuti, janë vërejtur 41 raste. Asistimi i votueseve është vërejtur në 211 raste", tha Kryeziu.

14:55 11.6.2017

Hoti: Në komunat veriore procesi zgjedhor po zhvillohet qetë

Policia e Kosovës njofton se procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, po zhvillohet pa ndonjë problem eventual dhe deri më tani nuk ka ndonjë incident në aspektin e sigurisë.

Votimet në Kosovë
Votimet në Kosovë

​Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë se Kosovë për veriun e vendit, për Radion Evropa e Lirë, thotë “ se Policia e Kosovës është në kryerjen e detyrës në katër komunat veriore të Kosovës, dhe në të gjitha qendrat e votimit në këtë pjesë”.

Në pjesën veriore të Kosovës, janë hapur 7 qendra të votimit.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG