Ndërlidhjet

Dy festa në sheshet e Prishtinës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:50 0:00

Dy festa në sheshet e Prishtinës

Si u zhvillua procesi zgjedhor në Kosovë?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 09:00, 12:00, 16:00 dhe 21:00; si dhe në rrjetet sociale Facebook e Twitter.

11:27 11.6.2017

Policia e Kosovës po trajton katër informacione nga qendrat e votimit

Për të evidentuar parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor, në 38 komunat e Kosovës janë të angazhuar 100 prokurorë.

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, në një konferencë për media ka thënë se deri më tani ”nuk ka ndonjë rast penal, por vetëm disa informacione të cilat janë në proces të verifikimit nga prokurorët që janë nëpër vendngjarje".

“Sot më urdhër të Prokurorit të Shtetit jemi në proces të intervistimit të dy personave që kanë kërcënuar një person tjetër”, ka thënë Pula.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se “Policia e Kosovës i ka në trajtim katër informacione, të cilat kanë arritur nga qendra të ndryshme të votimeve".

Në përgjithësi, Policia e Kosovës, “vlerëson se procesi zgjedhor është duke u realizuar në mënyrë të qetë“, ka thënë Rexha.

11:00 11.6.2017

Mustafa: Sot qytetarët vendosin fatin e gjithë vendit

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka theksuar se kjo ditë është shumë e rëndësishme, sepse, sipas tij, qytetari vendos fatin e gjithë vendit.

Isa Mustafa
Isa Mustafa

“Unë e kreva një obligim qytetar; këtë obligim sot shpresoj që do ta kryejnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Është një ditë shumë e rëndësishme për ne, sepse qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit, vendosin se kush do ta qeverisë vendin në periudhën e ardhshme që përcakton edhe fatin e gjithë vendit tonë”, ka theksuar Mustafa.

10:44 11.6.2017

Kurti pret dalje masive të qytetarëve në zgjedhje

Albin Kurti
Albin Kurti

​I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke uruar qytetarët për, siç e ka quajtur ai këtë ditë, festë e demokracisë.

“Nga këto zgjedhje do të dalë legjislatura e gjashtë dhe Qeveria e re e Kosovës. Duket që dalja e qytetarëve do të jetë masive, moti është i përkryer, nuk ka as shi për të qëndruar në shtëpi, nuk ka as vapë për të ikur jashtë vendbanimeve ku njerëzit jetojnë. Të gjithë qytetarëve urime kjo festë e demokracisë”, ka theksuar Kurti.

10:29 11.6.2017

Thaçi: Ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Kosovës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

“Janë zgjedhje të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë, afirmimin e shtetit tonë, të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës. Ftoj qytetarët pa dallim partie politike, etnie, që të dalin në zgjedhje masovikisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Thaçi.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG