Ndërlidhjet

Çdo i katërti i punësuar merr pagë nën minimalen


Shkup, foto nga arkivi
Shkup, foto nga arkivi

Analiza e Institutit për Hulumtime ekonomike “Finance Think” në Shkup, ka nxjerrë në pah se çdo i katërti i punësuar në Maqedoni merr pagë nën mesatare. Sipas analizës 76 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 20 mijë denarë (330 euro).

Në bazë të entit shtetëror të statistikave, rroga mesatare në Maqedoni është 22.750 denarë.

Njohësit e çështjeve ekonomike, duke komentuar rezultatet e hulumtimit në fjalë, thonë se standardi i ulët jetësor bën që qytetarët në Maqedoni, më lehtë të bëhen pre e manipulimeve të ndryshme politike.

Iljo Trajkoski për Radion Evropa e Lirë thotë se një situatë kur mbi 76 për qind e të punësuarve marrin pagë nën mesataren, e cila edhe ashtu është shumë më e ulët, krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, 'është e kuptueshme se kemi të bëjmë me një kategori shumë të ndjeshme, e cila, lehtësisht mund të instrumentalizohet në funksiontë partive politike në pushtet'.

Në vendet me demokraci të zhvilluar, forcë të zhvillimeve paraqet ajo shtresa e cila është e njohur si shtresa e mesme. Por në Maqedoni shtresa e mesme është zhdukur. Dhe përderisa kemi një shtresë e cila është në kufijtë e varfërisë, atëherë kjo kategori shumë lehtë mund të manipulohet. Madje personat të cilët kanë aq standard të ulët jetësorë janë bërë të varur nga pushteti sepse ata kanë frikë se nëse ndryshon, ata mund të humbasin dhe ato pak mjete materiale që sigurojnë si pagë”, thotë Iljo Trajkoski nga Fakulteti i Skonomisë në Shkup.

Ndërkaq Fatmir Bytyqi, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se politikat ekonomike të qeverisjes gjatë dekadës së fundit, në vazhdimësi kanë dëmtuar standardin jetësorë duke prodhuar varfëri edhe në mesin e të punësuarve.

Duke e mbajtur nivelin e pagës minimale prej rreth 10 mijë denarë dhe pagën mesatare rreth 22 mijë denarë kemi të bëjmë me një nivel shumë të ulët që nuk mundëson një standard për jetë dinjitoze. Nëse analizojmë të dhënat se shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe arrin rreth 30 mijë denarë, ndërkohë që Qeveria promovon pagën minimale prej 10 mijë denarëve, i bie shumë qartë se politikat ekonomike krijojnë varshmëri të të punësuarve nga politikbërësit”, thotë Bytyqi.

Ndryshe Analiza e Institutit për Hulumtime ekonomike “Finance Think” ka nxjerrë në pah se rrogë më të ulët se mesatarja marrin të gjithë të punësuarit në veprimtaritë shërbyese, të punësuarit në sektorin e hotelerisë, bujqësi, të punësuarit në sektorin e tregtisë, industrisë së përpunimit dhe veçanërisht rreth 70% e të punësuarve në ndërtimtari.

Përderisa në bazë të hulumtimit në fjalë me mbi 20 mijë denarë paguhen të punësuarit në sektorin financiar dhe atë të energjetikës si edhe të punësuarit në administratën publike . (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG