Ndërlidhjet

AGK: Prokuroria t’i trajtoj në mënyrë më aktive rastet e gazetarëve


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) janë takuar sot në Prishtinë me kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezi, me ç’rast është diskutuar për “promblemet e gazetarëve në raport me sistemin e drejtësisë dhe rritjen e efikasitetit në krijimin e një ambienti më të sigurt për gazetarët në Kosovë”.

Mëtutjue, në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, theksohet se kryeprokurorit i janë paraqitur rekomandimet e raportit “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

AGK-ja ka kërkuar që kryeprokurori t’i trajtoj në mënyrë më aktive rastet e gazetarëve.

Gjatë takimit u arrit pajtueshmëria që kryeprokurori të marrë vendim për caktimin e një prokurori për “rastet e kanosjeve apo veprave të tjera penale, që kryhen ndaj gazetarëve lidhur me punën e tyre”.

Po ashtu, AGK-ja ka kërkuar nga prokuroria që ta kundërshtoj mbylljen e seancave gjyqësore në të cilat të akuzuar janë persona të profilit të lartë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG