Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin arsimor të Kosovës duhet të merren me seriozitetin më të madh.
Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, e ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.
"Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore. Por, tash, urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë", tha Thaçi përmes një postimi në Facebook.