Obama bën thirrje për të votuar
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se "përparimi është në kutitë e votimit".
Ai u bëri thirrje mbi 11 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të votojnë.
Obama tha se ata duhet të sigurohen se edhe miqtë dhe familjarët e tyre votojnë.
Ai ka bërë fushatë intensive për të ndihmuar zgjedhjen e kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Obama ka shërbyer dy mandate në postin e presidentit.
Radhë të gjata para qendrave të votimit
Dëgjoni se çfarë ka thënë Trump në një video-mesazh në Twitter:
Sanders: Shpresoj në humbjen e Trumpit
Bernie Sanders, i cili ka garuar për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se shreson në humbjen e Trumpit:
"Shpresoj që sot ta mundim Donald Trumpin dhe ta mundim keq", ka shkruar Sanders në Twitter.