Ndërlidhjet

Donald Trump
Donald Trump

Trump premton të jetë president i të gjithë amerikanëve

Donald Trump, biznesmen miliarder, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ai do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshëm.

Kandidati republikan, Donald Trump, është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Ai do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshëm. Trump ka fituar 276 vota elektorale. Trump, manjat i pasurive të patundshme, pa përvojë politike, ka mposhtur rivalen demokrate, Hillary Clinton. Ai ka premtuar se do ta bëjë Amerikën “të madhe përsëri”, me krijimin e më shumë vendeve të punës dhe me uljen e taksave. Trump është zotuar se do të ngrejë mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe se do të kufizojë hyrjen e myslimanëve në SHBA. Ai vazhdimisht e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si “lider të madh”. Vlera neto e pasurisë së Trumpit llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë.

23:31 8.11.2016

Senatori republikan nuk e votoi Trumpin

Senatori Lindsey Graham, njëri nga 17 kandidatët republikanë që kanë garuar për nominimin për president këtë vit, ka votuar për kandidatin e pavarur, Evan McMullin.

“I vlerësoj pikëpamjet e tij mbi një Amerikë të fortë dhe nevojën për të rindërtuar ushtrinë tonë”, ka shkruar Graham në Twitter.

McMullin, megjithatë, nuk pritet të paraqesë sfidë serioze për kandidatët e partive më të mëdha, republikanin Donald Trump dhe demokraten Hillary Clinton.

23:12 8.11.2016

Amerikanët duan “udhëheqës të fuqishëm”

Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se shumica e votuesve amerikanë, që tashmë kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ndjejnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar në aspektin ekonomik dhe se politikanët janë indiferentë ndaj vështirësive ekonomike, me të cilat përballen votuesit e zakonshëm.

Anketa nga Reuters/Ipsos, e lëshuar sot, ka gjetur se shumica e votuesve mendojnë se sistemi ekonomik i vendit po “manipulohet” kundër tyre dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të mbeten “të pasura dhe të fuqishme”.

Anketa me 10,000 njerëz ka gjetur po ashtu se 72 përqind e votuesve amerikanë mendojnë se “ekonomia manipulohet për të fituar të pasurit dhe të fuqishmit”.

Ndërkaq, 75 përqind e të anketuarve janë pajtuar me deklaratën se “Ameika ka nevojë për një udhëheqës të fuqishëm”.

22:45 8.11.2016

Në ditën e zgjedhjeve rriten edhe asksionet

Aksionet në Shtetet e Bashkuara janë rritur të martën, pasi investitorët kanë vënë bast se kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, do të fitojë me gjasë zgjedhjet.

Indeksi Dow Jones, një tregues i rëndësishëm i tregut të aksioneve në SHBA, është rritur për 72.90 pikë, apo 0.4 përqind.

S&P 500 dhe Nasdaq kanë shënuar po ashtu rritje për 8.02 pikë, përkatësisht 27.32 pikë.

22:00 8.11.2016

Kur priten rezultatet e para?

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të nisin të dalin pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, sipas kohës në Uashington, apo në orën 01:00 sipas kohës në Kosovë, në shtetet: Gjeorgji, Karolina e Jugut, Virxhinia, Vermont, Kentaki dhe Indiana.

Vendvotimet në Bregun Perëndimor, përfshirë Kaliforninë, mbyllen në orën 20:00, apo 05:00 me kohën në Kosovë.

Kandidati republikan, Donald Trump, më parë ka refuzuar të thotë nëse do të pranojë ose jo rezultatin e zgjedhjeve po qe se ai nuk është në favor të tij.

Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., i ka thënë CNN-it sot se Trump “do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të drejta”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG