Ndërlidhjet

Festa e Bajramit në kampet e migrantëve


Tabanovc
Tabanovc

Larg shtëpisë dhe tani me shpresën e hapjes së kufirit për të arritur në ndonjërin nga vendet e Bashkimit Evropian, 130 migrantë, kryesisht nga Siria të vendosur në kampin e Gjevgjelisë përgjatë kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe 61 migrantë të tjerë të strehuar në kampin e Tabanovcit përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Serbi, e kanë festuar sot festën e Kurban Bajramit.

Omar Shaban, nga Siria, është larguar nga vendlindja prej më shumë se gjashtë muajsh, së bashku me xhaxhain e tij për t`ju bashkangjitur pjesës tjetër të familjes e cila është vendosur në Gjermani.

Në ditën e festës së Bajramit, Omar na thotë se sot është lutur që sa më parë të takohet me pjesën tjetër të familjes së tij.

“Tanimë dy festa të bajramit i bëj larg nga shtëpia, larg të afërmeve të mi dhe kjo e bën që festa të jetë mbushur me dhembje. Nuk dëshiroj të kthehem në Siri sepse atje është tmerr. Shtëpia dhe gjithçka që kisha është shkatërruar, shpresoj të më jepet një mundësi që sa më parë të arrijë në Gjermani ose kudo qoftë në ndonjë vend të Evropës ku do të mund të vazhdoj studimet dhe të punojë në qetësi”, thotë Omar Shaban nga Siria duke pirë çajin e mëngjesit bashkë me shokët e tij.

Edhe Muhaz al Hasad i cili qëndron tanimë 6 muaj në kampin e Tabanovcit bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij thotë se dëshira dhe urata e vetme që bën në këtë ditë feste është që sa më parë të arrijë në ndonjë vend të Evropës.

“Jam nga Siria nga Alepo. Shpresoj të nisem sa më parë drejt Evropës në cilin do qoftë shtet. Festa tani nuk është festë, përderisa nuk je në shtëpinë tënde. Nuk dua të mbetem në Maqedoni. Shpresoj që të hapet kufiri dhe të arrij në ndonjë vend të Evropës për të krijuar një jetë të re, një jetë të qetë për familjen time”, thotë Muhaz al Hasad.

Jasmin Rexhepi nga organizata humanitare LEGIS për Radion Evropa e Lirë bën të diturnë bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë janë angazhuar për të sjellë sic thotë sado pak atmosferë festive në kampet ku janë strehuar migrantët.

“Festa e Kurban Bajramit në kampin e Gjevgjelisë ka filluar me faljen e namazit të Kurban Bajramit në organizim të Bashkësisë Fetare Islame, e cila në koordinim me organizatat humanitare do të shtrojë drekë për të gjithë migrantët gjatë tre ditëve. Për fëmijët jemi kujdesur që përpos ëmbëlsirave dhe disa dhuratave të vogla të sjellim edhe dicka më0 shumë që që të ndjejnë atmosferën festive”, thotë Rexhepi.

Nga Qendra për Menaxhim me kriza thonë se të gjithë migrantët të cilët qëndrojnë në dy kampet e Maqedonisë,Tabanovc dhe Gjevgjelidëshirojnë sa më parë të largohen nga Maqedoniadhe nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Të gjithë migrantët e strehuar në kampe të cilët kryesisht janë nga Siria janë në pritje për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Evropës. Asnjëri nga ata nuk ka shprehur vullnet për të kërkuar azil në Maqedoni, të gjithë dëshirojnë të vazhdojnë rrugën për ku janë nisur, pra Evropë. Por, këtë duan ta bëjnë në mënyrë legale sepse janë me familje dhe pjesa më e madhe e tyre kanë fëmijë të mitur ose persona shumë tëmoshuar me vete”, thotë Arbnor Tefiku, ndihmës udhëheqës i Qendrës transitore të emigrantëve në Tabanoc.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG