Ndërlidhjet

Irani kërkon “ndëshkimin” e sauditëve për vdekjet e pelegrinëve në haxh


Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentiHassan Rohani
Lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentiHassan Rohani

Presidenti i Iranit, u ka bërë thirrje myslimanëve në botë që të “ndëshkojnë” Arabinë Saudite, për vdekjen e më shumë se 2,400 pelegrinëve në haxhin e vitit të kaluar. Ndërkaq, lideri suprem iranian, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar lidhur me këtë incident.

Komentet e presidentit Hassan Rohani dhe të liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, të bëra më 7 shtator, janë të fundit, në përplasjet verbale në mes të zyrtarëve të të dyja vendeve.

Pelegrinazhi i haxhit nis më 10 shtator, ku pritet që qindra mijëra persona të marrin pjesë.

Myslimanët e Iranit, nuk janë lejuar që këtë vit të marrin pjesë në haxh, pasi kanë dështuar bisedimet me Arabinë Saudite, për më shumë siguri gjatë haxhit.

Vitin e kaluar mbi 400 iranianë humbën jetën në haxh.

Rohani në takimin me kabinetin e tij, ka thënë se bota duhet të “ndëshkojë qeverinë e Arabisë saudite, në mënyrë që të organizohet haxhi i vërtetë”.

“Qeveria saudite duhet të mbahet përgjegjëse për incidentin”, e vitit të kaluar, tha Rohani.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk i ka kërkuar falje myslimanëve dhe shteteve islame”, ka thënë Rohani.

Ndërkaq, lideri suprem, Khamenei ka thënë se familja mbretërore saudite, duhet të hetojë këtë incident dhe të lejojë një komision ndërkombëtarë të udhëheq hetimet.

“Ky incident dëshmon edhe njëherë se kjo familje e ligë nuk e meriton që të menaxhojë me vendet e shenjta islame”, ka thënë Khamenei.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG