Ndërlidhjet

Fushata e Trumpit shpenzon shumë më pak se ajo e Clintonit


Trump dhe Clinton
Trump dhe Clinton

Fushata zgjedhore e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dyfishuar shpenzimet muajin e kaluar, por prapëseprapë mbetet shumë prapa shpenzimeve që bën kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Shifrat e reja tregojnë se fushata e Trumpit ka shpenzuar 18.5 milionë dollarë në korrik, krahasuar me 38 milionë dollarë që ka shpenzuar fushata e Clintonit.

Trump ka shpenzuar mbi 420,000 dollarë në kapele, ndërsa reklamat televizive i ka filluar vetëm këtë muaj.

Gazeta New York Times ka raportuar se firmat e Trumpit kanë së paku 650 milionë dollarë borxhe.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG