Donald Trump ka tërhequr deklaratën e tij të dhënë para pak ditësh se presidenti amerikan, Barack Obama dhe kundërshtarja e tij për postin e presidentit, demokratja Hillary Clinton, janë “bashkë themelues të Shtetit Islamik”.
Sipas tij, ato fjalë kanë qenë sarkastike.
Kjo nuk është hera e parë që Trump e akuzon median për keqinterpretim të gjërave që ai thotë.
Në këtë rast, ai ka shënjestruar CNN-in, pavarësisht se komentet e tij për grupin xhihadist dhe presidentin janë përdorur në të gjithë spektrin e lajmeve.
“Si nuk e kuptojnë ata sarkazmin?”, ka shkruar, ndër të tjera, Trump, në një postim në rrjetin Twitter.
Për herë të parë këto akuza Trump i bëri të mërkurën gjatë një tubimi në Floridë, ndërsa i përsëriti ato në intervista gjatë së enjtes.