Ndërlidhjet

Presidenti çek: Mospranimi i refugjatëve, ndalon “sulmet barbare” 


Presidenti çek, Milos Zeman
Presidenti çek, Milos Zeman

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman, ka thënë se vendi i tij duhet të refuzojë pranimin e refugjatëve për tu siguruar që ata të mos kryejnë “sulme barbare”, ka thënë zëdhënësi i tij të marten, raporton Reuters.

Zeman, i cili ka post kryesisht ceremonial, është zëri më i fuqishëm i vendit kundër refugjatëve, duke e kundërshtuar edhe planin modest të qeverisë për pranimin e vetëm 80 refugjatëve sirianë.

Sulmet e islamistëve në Francë dhe Gjermani gjatë javëve të fundit e kanë verifikuar qëndrimin e presidentit, ka thënë zëdhënësi i Zemanit, Jiri Ovcacek gjatë konferencës së rregullt me gazetarë.

“Shteti jonë thjeshtë nuk mund të rrezikojë sulme terroriste sikur ato që ndodhën në Francë dhe Gjermani. Duke pranuar migrantët, ne do krijonim mundësi për sulme barbare”, ka thënë Ovcacek.

Çekët dhe autoritetet e vendeve të tjera të Evropës Qëndrore kanë qenë kritikët më të ashpër të planit të BE-së për pranimin e mbi një milion migrantëve.

Qeveria e kryeministrit çek, Bohuslav Sobotka, është pajtuar për pranimin e 80 refugjatëve sirianë nga një kamp turk, por presideti Zeman e kundërshton këtë vendim.

Kryeministri Sobotka ka thënë se të fajësosh të gjithë myslimanët si terrorist nuk është mënyra për të kundërshtuar kërcënimet.

Një sondazh i bërë në muajin maj tregon se 61 % e çekëve janë kundër pranimit të refugjatëve, shifër kjo më e madhe se ajo e sondazhit të muajit tetor ku 52 % e çekëve kundërshtonin të njëjten gjë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG