Ndërlidhjet

Tifozët anglezë dhe rusë para një ballafaqimi tjetër


Dhuna midis tifozëve rusë dhe anglezë në Francë.
Dhuna midis tifozëve rusë dhe anglezë në Francë.

Federata e Futbollit e Anglisë tha se ka “shqetësime serioze” për sigurinë në qytetin Lille të Francës, ku, këtë javë, pritet të mblidhen tifozë anglezë dhe rusë të futbollit.

Të mërkurën atje zhvillohet ndeshja midis Rusisë dhe Sllovakisë, në kuadër të Kampionatit Evropian, ndërsa të enjten, në qytetin pranë Lens, luajnë Anglia dhe Uellsi.

Tifozët e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në përleshje të dhunshme fundjavën e kaluar, përpara ndeshjes Angli-Rusi.

Përleshjet kanë përfunduar me 35 persona të plagosur.

Të dyja ekipet mund të përballen me përjashtimin nga UEFA, organizatore e Euro 2016, nëse ka dhunë të mëtejshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG